Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, e ka takuar edhe ish-kryeministrin francez Alain Juppé, të cilin e ka dekoruar me medaljen “Urdhri i Lirisë”.
Alain Juppé në vitet 1993-1995 ishte ministër i Punëve të Jashtme të Francës, në vitet 1995-1997 ishte Kryeministër i Francës dhe nga viti 2011 kishte shërbyer sërish si ministër i Punëve të Jashtme dhe i Çështjeve Europiane.
“Jam krenar që në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, sot, dekorova me “Urdhrin e Lirisë” mikun e madh të Kosovës z. Alain Juppé, për kontributin e tij të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
“Me këtë rast, para miqve të respektuar shpreha mirënjohje të lartë për Francën dhe popullin francez për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës”, ka treguar presidenti kosovar.
“Kosova është e bekuar që ka miq të tillë, dhe u jemi gjithmonë mirënjohës!”, është shprehur Thaçi.
Të shtëna me armë në Kukës, plagosen dy persona, në kërkim d...
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident ...
Gjilani deklason Prishtinën e Re, s’ka fitues në Klinë dhe M...
Luiz Ejlli hap Big Brother VIP Fan Club, prezanton Kiara Tit...
Abdixhiku premton 200 euro në muaj për të posalindurit
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun P...