Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë të ditur se sapo ka pranuar propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovës.
Thaçi thotë se ka mandatuar Haradinaj për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë.
Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion. HTH./arbresh.info/

Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...