Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka bërë homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajazitit më rastin e 21 vjetorit të vrasjes së tij, raporton arbresh.info.
Ai tha se gjithmonë kujtojmë heronjtë e kombit dhe komandatët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Si gjithmonë edhe sot kujtojmë respektin më të lartë të heronjëve të kombit, komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitit, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullau dhe të gjithë luftëtaret e tyre të rënë për lirinë e Kosovës”, tha Thaçi.
Po ashtu ai tha rënia e këtyre heronjëve bëri një kthesë për bashkësinë ndërkombëtare.
“ Rënia e këtyre heronjëve të kombit dhe komandantëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bëri kthesën e madhe për lëvizjen kombëtare të Kosovës , por edhe tek bashkësia ndërkombëtare se në Kosovë po fillon një etapë e re një etapë e rezistencës së armatosur masive”, u shpreh ai.
Sipas tij sot kujtojmë më epitetin më të lartë institucional të shtetit të Kosovës.
“Prandaj sot kujtojmë epitetin më të lartë institucionet e shtetit të Kosovës dhe i gjithë kombi i Kosovës. Këta tre heronjë të Kosovës që me sakrificën e tyre e masivizuar me rezistencë sollën unitet qytetarë dhe vëmendje ndërkombëtare për Kosovën”, tha Thaçi./arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...