Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar sulmin ndaj ambasadores së Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.
Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka thënë fyerja ndaj Çitakut ishte një tjetër përpjekje e ulët për të dëmtuar imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Shprehja e lirë e fjalës dhe mendimit është vlerë fundamentale e demokracisë, e cila respektohet nga të gjithë ne. Kjo e drejtë nuk duhet të keqpërdoret nga askush, duke cenuar integritetin personal të askujt, aq më tepër të një zyrtari shtetëror të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Keqpërdorimi i lirisë së shprehjes, i shoqëruar me dhunë automatikisht shndërrohet në një akt të shëmtuar dhe të dënueshëm, si ai idjeshmi ndaj ambasadores së Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.
Fyerja dhe sulmi ndaj ambasadores Çitaku ishte edhe një tjetër përpjekje e ulët e radhës për të dëmtuar imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Nxitësit dhe ekzekutuesit e veprimeve të tilla të shëmtuara, duhet të ndjehen të turpëruar. HTH./Arbresh.info.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje