Tetë persona kanë pësuar lëndime nga një aksident i ndodhur në mes të dy veturave, mesditën e së hënës në Fshatin Tërpezë e Poshtme në Malishevë.
Lajmi e ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se rasti po hetohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.
“Rreth orës 11:30 është raportuar aksident trafiku në fshatin Tërpezë e Poshtme-Malishevë (rruga Malishevë-Arllat). Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete dhe për pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, tetë persona kanë pësuar lëndime. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë Elezaj./Arbresh.info/
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku