Për të dalë nga Kosova në Serbi, përmes pikës kufitare në Mendarë, qytetarët janë duke pritur deri në tetë orë.
Mërgimtarë të shumtë që po presin për të kaluar në pikën kufitare në Merdarë i kanë thanë RTK-së se ata po presin nga tetë orë për të dalë nga Kosova. Kolona e automjeteve në këtë pikë kufitare arrin në 4 kilometra.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuar në orën 19 e 12 minuta, pritjet më të gjata, për të dalë nga Kosova, vazhdojnë të jenë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, ku pritjet janë rreth 2 orë, kurse kolona e automjeteve arrin në një kilometër.
Sipas kësaj qendre pritje ka edhe në pikën kufitare, Mutivodë e Muçibabë, ku pritjet janë një orë e gjysmë.

Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...
`Diella` fiton çmimin e parë për përdorimin e inteligjencës ...
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut