Këshilltari i u.d së presidentit Vjosa Osmani, Artan Murati ka reaguar pasi qeveria në detyrë e Avdullah Hotit ka marrë sot vendim që të hiqet ora policore dhe ata që hynë në Kosovë të kenë testin PCR negativ.
Murati ka thënë se si është e mundur që testi PCR të kërkohet pikërisht tash kur ka fluks të mërgimtarëve që vijnë në Kosovë për të votuar, shkruan Arbresh.info.
“Dmth Qeveria në detyrë merr vendim sot (pika 3), që të gjithë qytetarët e Kosovës që hyjnë në Kosovë duhet të kenë test negativ jo më të vjetër se 72 orë, ose duhet të izolohen për 7 ditë. Kam pesë pyetje:E para, si është e mundur të mirret një vendim i tillë pikërisht në këtë kohë, kur dihet që kemi fluks të bashkëatdhetarëve që vecse janë nisur për Kosovë dhe janë rrugës, pa e pasur informatën për posedim të testit negativ. E treta, në rast të mungesës së testit, e si rrjedhojë e izolimit, a i bie që këtyre qytetarëve po u mohohet e drejta e votës të dielën? E katërta, a do t’ua paguaj ky formacion i qeverisjes në detyrë dënimet potenciale bashkëatdhetarëve tanë, nëse potencialisht do ta thyenin masën e izolimit dhe karantinës dhe do të dilnin ta ushtronin të drejtën e tyre fundamentale për të votuar”, ka shkruar Murati.

Masa të reja, kushdo që vjen nga diaspora në Kosovë për të votuar duhet të ketë testin PCR
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim