Kohë më parë është bërë e ditur se gjatë muajit shtator, Tesla lanson modelin komplet elektrik të makinës së destinuar edhe për bartjen e mallrave.
Mirëpo, duket se zyrtarë të kompanisë nuk janë duruar dhe kanë publikuar një siluetë, që shfaqet ky EV nga lartë, transmeton Telegrafi.
Në shikim të parë, vërejmë se nuk ka pasqyra anësorë dhe mungesa e tyre mund të zëvendësohet me kamera. Por, nuk ka bazë të thuhet se është makinë autonome dhe mund të lëvizë pa shofer.
Mësohet se mund të vozitet deri në 300 kilometra me një mbushje të vetme, si dhe ka kapacitet prej 670 kuajfuqive, që e bën mjaft të shpejtë. /Telegrafi/

Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme