Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, përmes një telegrami ka uruar Peshkopin e Kishës Ortodokse Serbe, Teodosije, si dhe të gjithë besimtarët ortodoksë në Kosovë.
Në këtë telegram urimi, Tërnava ka shprehur përkushtimin e tij dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës për të kultivuar mirëkuptimin, paqen e lumturinë ndërmjet dy komuniteteve fetare.
Më poshtë gjeni urimin e plotë të Tërnavës:
Kam nderin dhe respektin që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, t’ju uroj e përgëzoj me rastin e Krishtlindjes Ortodokse, Juve dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi, lumturi, paqe e begati. Festat fetare te popujt tanë gjithherë kanë reflektuar solidaritet, mbështetje, tolerancë e mirëkuptim, vlera këto që vijën nga mësimet hyjnore të feve qiellore.
I nderuar Peshkop,
Në këtë ditë feste, duke Ju uruar edhe njëherë ngrohtësi e lumturi, shpreh përkushtimin dhe gatishmërinë e Bashkësisë Islame të Kosovës për të kultivuar mirëkuptimin, paqen e lumturinë si dhe për të forcuar besimin dhe respektin e ndërsjellë në këtë nënqiell.
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar nj...