Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, nesër, nga ora 10:00, do t’i drejtohet opinionit publik dhe gjithë besimtarëve myslimanë me mesazh urimi me rastin e fillimit të muajit të bekuar Ramazan.
BIK-u njofton se paraqitjen e tij drejtuar opinionit, Tërnava do ta bëjë nga Salla e Konferencave e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.
Muaji i shenjtë i Ramazanit do të fillojë më 01 mars.
Në kalendarin mysliman bëhet e ditur se dita e parë e Ramazanit do t’i bie ditën e shtune, ndërsa syfyri do të nis në orën 04:34.
Besimtarët myslimanë do të agjërojnë deri më datën 29 mars, ndërsa dita e parë e Fitër Bajramit është më 30 mars.
Ndërsa Nazami i Fitër Bajramit do të falet në orën 06:59 minuta./Arbresh.info/

Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja