Ish-deputetja, Melihate Tërmkolli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj organizimit të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që po zhvillohet për herë të parë nga Presidenca e Kosovës dhe i cili po mbahet në Prishtinë.
Tërmkolli ka thënë se historia, roli dhe kontributi i grave shqiptare për Liri, Pavarësi, nuk mund të fshihet nga askush.
Tutje, ish deputetja e ka kritikuar Osmanin duke e cilësuar këtë të fundit si si “Fake President”.
“Historia, pra edhe roli dhe kontributi grandioz i grave shqiptare për Liri, Pavarësi, Paqe e Demokraci, nuk mund të fshehet nga askush, aq më pak nga një ” Fake Presidente”. Nderim të gjitha grave që punuan e sakrifikuan dhe ende punojnë për këtë vend!”, ka thënë Tërmkolli./arbresh.info/
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...
Kurti deklarohet pas ofertës për PDK-në e LDK-në për preside...
Mustafa i përgjigjet VV-së: Propozojini me PDK-në tre emra p...
PDK refuzon ofertën e VV-së, Hamza: Manovër politike
Haradinaj: Kërkesa e LVV-së për opozitën rreth presidentit ë...