Kosova është goditur sot nga një termet prej 3.1 shkallësh të Richterit.
Pas kësaj ka reaguar, Drejtori i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës në Ministrinë e Ekonomisë, Shemsi Mustafa i cili njoftoi se thellësia hipoqendrore ishte 11 km, ndërkaq epiqendra e këtij tërmeti ishte (koordinata gjeografike: 42.318 ; 21.436); 9 km në verilindje të Vitisë; 2 km në jugperëndim të fshatit Sublla shkruan ai.
“Tërmeti në fjalë nuk kishte potencialin të rrezikon qytetarët apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët d.m.th. nuk kishte vend për panik apo shqetësime, njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën që është zonë aktive, e cila në të kaluarën kjo zonë ishte goditur me tërmete me intensitet të lartë bazuar në katalogun historik të tërmeteve, kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjeneron tërmete me magnitudë të intensiteti të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, tha ai.
LEXO EDHE:
“Na pret një kundërshtar i vështirë dhe kërkues”...
Kurti: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës
Flick shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga
Të arrestuarit për dallavere me patentë shoferë, Basha njoft...
Kryeqyteti ka pranuar donacion prej 10,000 kg agjent shuarës...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Prishtinë