Termet i fuqishëm godet jugun e Greqisë

19:46 | 3 Dhjetor 2016
M. A.

Një tërmet me fuqi prej 4.3 të shkallës Rihterit është regjistrua sot pasdite në jug të ishullit grek, Kreta.

Instituti Gjeodinamik i Athinës tha se tërmeti është ndjerë në bregdetin jugor të ishullit.

Sipas Institutit, epiqendra e tërmetit ishte 120 kilometra nga qyteti i Heraklion, në një thellësi prej 24 kilometrash.

Nuk janë raportuar dëme apo lëndime./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale