Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Lëvizja Vetëvendosje ma kandidat Erden Atiq do të ketë numrin 121; Kandidat i pavarur Dustan Miloneviq numrin 122; Lista Serbe me kandidat Milan Radojeviq do të ketë numrin 123 dhe Partia Demokratike e Kosovës me kandidatë Florent Azemi numrin 124.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha se përgatitje për zgjedhjet në këtë komunë si dhe Podujevë janë duke shkuar sipas planit.
“Do të tërheq fillimisht emrin e një kandidati nga partia dhe pastaj do të zgjedhim numrin”.
“Deri me tani KQZ po vazhdon me përgatitjet për zgjedhjet e këtyre dy komunave dhe deri më tani jemi në rrugë të mirë”.
“Po i kthejmë në procedura rekomandimet e IKShP-së që tu mundësohet të gjithëve votimi”./EO/
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër