Tërhiqet nga gara i vetmi kandidat serb në Mitrovicë të Veriut

12:39 | 5 Dhjetor 2022
A Z

Është tërhequr nga gara kandidati i vetëm serb për zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, Aleksandër Arsenijeviq.

Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai tha se dorëheqjen e kandidatit për kryetar në Mitrovicën e veriut nga radhët e Iniciativës Qytetare “Srpski Opstanak”, Aleksandar Arsenijevic, e ka pranuar më datë 2 dhjetor.

Tutje, bëhet e ditur se sipas arsyetimit, ai ka tërhequr kandidaturën e tij me vullnet të lirë.

“Mund t’ua konfirmoj se më 2 dhjetor 2022, brenda afatit ligjor të vendosur nga KQZ-ja për tërheqjen e subjekteve politike, kemi pranuar njoftimin për tërheqjen e kandidatit të Iniciativës Qytetare “Srpski Opstanak”, Aleksandar Arsenijevic, nga gara për kryetar komune në Mitrovicën e Veriut. Në arsyetimin me shkrim që kemi pranuar, ai ka tërhequr kandidaturën e tij me vullnet të lirë” – tha Elezi.

Shpërndaje në rrjete sociale