Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë në vendkalimin kufitar në Vërmicë pasi në dokumentet e kamionit kishte vendosur para dhe i’a kishte dhënë zyrtarit policor në kabinën kontrolluese për procedura të kalimit kufitar, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori me urdhrin e të cilit, të dyshuarit i është sekuestruar dokumenti personal dhe pas procedurave është liruar.
“SPK. Vërmicë 12.12.2022 – 22:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë në vendkalimin kufitar në dokumentet e kamionit me të cilin kishte qenë duke udhëtuar kishte vendosur para dhe ia kishte dhënë zyrtarit policor në kabinën e kontrollit për procedura të kalimit kufitar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin, me urdhërin e prokurorit të dyshuarit i është sekuestruar dokumenti personal dhe pas procedurave është liruar”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/
“No Kings” – Protestat kundër Trumpit në A...
Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turq...
Kombëtarja e Turqisë sot vjen në Kosovë, vendos të mos stërv...
Nafta rritet mbi 3% në Azi
Tërmet në Shqipëri
Rama për shembjen e tokës: Primare restaurimi i rrymës dhe u...