Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë e Policisë Kufitare, DRK-Veri, gjatë patrullimit në brezin kufitar Kosovë-Serbi kanë vënë re një kombi Mercedes të me targa serbe, që dyshohej se kishte shfrytëzuar rrugën e cila nuk është e autorizuar për kalim kufiri.
Në njoftimin e Policicë thuhet se i dyshuari kishte tentuar t’i ik Policisë
“Patrulla policore ka tentuar ta ndal duke ndezur rotacionin dhe dritën vezulluese për ta ndalur, por i njëjti nuk është ndalur dhe ka tentuar t’i ik Policisë.
Pas veprimeve aktive operacionale, Policia ka arritur që në hyrje të Leposaviqit ta ndaloj automjetin e dyshuar dhe gjatë kontrollit është identifikuar edhe ngasësi i automjetit i dyshuari mashkull/s me iniciale R.K. (1973)”, njofton Policia e Kosovës.
Në njoftim tutje bëhet e ditur se gjatë realizimit të kontrollimit është konstatuar se në automjet (kombi) transportoheshin mbi 3700 kilogram mish të ndryshëm, në vlerë mbi 20 mijë euro dhe nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit .
Automjeti është përcjellë dhe iu është dorëzuar autoriteteve kufitare në Leposaviq për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme. /Arbresh.info/



Gazetari turk zbulon skandalin: Galatasaray nuk i ka paguar ...
Gjykata ia njeh të drejtën e kompensimit 25 mijë euro familj...
Trump: SHBA-ja planifikon të dërgojë anije spitalore në Gren...
Protestojnë banorët e Zajmit të Klinës në shenjë pakënaqësie...
Shpëtohet 22-vjeçari në Kanionet e Osumit, po ndihmonte RENE...
42 aksidente për 24 orë në Kosovë, mbi 2 mijë gjoba trafiku ...