Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, ndaj S.P i dyshuar për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’.
Në njoftimin për media thuhet se i dyshuari me datën 11 prill të këtij viti ka tentuar që me dashje ta privojë nga jeta të dëmtuarin P.N., dhe me dashje ka rrezikuar jetën e të dëmtuarit A.N.
“Sipas pikës I të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri me inicialet S.P., më datë 11.04.2025, rreth orës 13:10 minuta, rr.”B.Q.” në Gjakovë, me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta, të dëmtuarin P.N., dhe me dashje ka rrezikuar jetën e të dëmtuarit A.N., në atë mënyrë që përderisa të dëmtuarit ndodheshin në lokalin e të pandehurit së bashku me vëllezërit A.N., dhe E.N., duke pirë kafe, pas një mosmarrëveshje të çastit mes të pandehurit S.P., dhe të dëmtuarit P.N., aty ndërhyn dëshmitari A.N., i cili mundohet ta kap të pandehurin ndërsa i dëmtuari A.N., i del para P.N., të dëmtuarit duke parë këtë gjendje futën në dyqanin J.T., i pandehuri repetit armën dhe në një distancë prej 3 metra shtënë tri herë në drejtim të të dëmtuarve, ku dy nga këta plumba e godasin të dëmtuarin P.N., në këmbën e djathtë duke i shkaktuar lëndime të rënda, ndërsa i dëmtuari A.N., i shpëton këtyre të shtënave edhe pse ndodhej pothuajse ngjitur me të dëmtuarin P.N., i pandehuri menjëherë pas kryerjes se veprës me armë në dorë largohet nga vendi i ngjarjes dhe qëndron në arrati rreth tre javë”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime i pandehuri S.P., ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 e lidhur me nenin 28 të KPRK-së.
“Sipas pikës II të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri me inicialet S.P., më datë dhe kohën e cekur më lartë, pa autorizim dhe në kundërshtim me nenin 4 par.1 nënpar.1.1 të Ligjit mbi Armët të Republikës së Kosovës, ka poseduar armën e tipit Beretta-Italiane e kal. 9mm, me të cilën ka kryer veprën të përshkruar si në pikën I të dizpozitivit e cila armë nuk është gjetur deri më tani dhe po ashtu gjatë bastisjes të pandehurit janë gjetur në posedim të paautorizuar, pistoleta me nr.serik…., prodhim kinez dhe karikator me 8 copë fishek, brisk me mbishkrimin Gerber, Sprej me mbishkrimin Pepper Jet të cilat janë sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime i pandehuri S.P., ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë./Arbresh.info
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...