Tentohet të dhunohet një e mitur në Viti

15:11 | 2 Dhjetor 2016
M. A.

Në komunën e Vitisë një i dyshuar ka tentuar ta dhunojë një femër të mitur.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur më 30 nëntor ku e mitura ka  raportuar se i dyshuari duke e sulmuar fizikisht ka tentuar ta dhunojë, mirëpo e njëjta ka arritur të ikë.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale