Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti ka kërcënuar një person me armë zjarri në Lipjan.
Ankuesi ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës ishte kërcënuar me armë zjarri nga i dyshuari.
Me urdhër të prokurorit është bërë kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
LipjaniNews ka kontaktuar me Drejtorin e Arsimit në Lipjan, Rasim Hasani ku ka bërë të ditur se dje ka qenë një tentim vrasje me armë zjarri.
“Po ishte tentim vrasje në zyrën time”, tha Hasani.
Drejtori Hasani gjithashtu pohuar se Policia ishte në vendin e ngjarjës dhe se është duke bashkëpunuar me Policin për këtë rast, transmeton LipjaniNews.com
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, bënë të ditur Policia.
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë