Një person në Podujevë i cili kishte veturë me targa të huaja ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të veturës më targa vendore, në të cilën ishin katër persona, mirëpo që nuk është lënduar asnjëri nga ta.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë të fishekut. Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishek.
Nuk dihet motivi i rastit, i dyshuari gjendet në arrati, rasti vazhdon të hetohet./arbresh.info/
KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet miratimi i formulës së k...
Voziti mbi shpejtësinë e lejuar, polica e lë një vit pa leje...
Bedri Hamza i kërkon BE-së t’i heqë sanksionet pavarësisht s...
Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjykate në Mit...
Liverpooli zgjedh zëvendësuesin e Salah, ka gati ofertën pre...
Spalletti flet për minutat e pakta të Edon Zhegrovës