Dy persona kanë raportuar në polici se nga persona të panjohur janë sulmuar me armë zjarri, derisa ishin duke lëvizur me veturën e tyre.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Raushiq të Pejës, shkruan arbresh.info
Si pasojë e të shtënave të zjarrit, viktimat janë lënduar dhe njëri prej tyre është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërkaq tjetri në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
“Fsh. Raushiq, Pejë 25.12.2021 – 23:25. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë informuar se nga persona të pa njohur është qëlluar –shtënë me armë zjarri vetura e tyre (që ishte në lëvizje) dhe si pasojë viktimat janë lënduar. Njëri nga viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një karikator me 10 fishekë. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia. /arbresh.info/
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Gjini për Presidentin: S’kemi votë për emrat që janë në tavo...
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar