Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar i dyshuari për vrasjen në tentativë në Lipjan
Dy persona kanë marrë tretman mjekësor në Lipjan, pasi sot rreth orës 13:40 janë therur me thikë nga një person i mitur.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se i dyshuari për plagosjen e dy persona është arrestuar.
“Sot rreth orës 13:40, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Lipjan. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, të cilët dyshohet të kenë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë”, ka thënë Ahmeti.
Zëdhënësja ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia menjëherë ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar.
“I dyshuari E.K, mashkull (i mitur), pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes. Aktualisht hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme lidhur me rastin i cili është cilësuar si ‘vrasje në tentativë’”, ka thënë Ahmeti.
Shoqata e Naftarëve e quan antikushtetues vendimin e MINT pë...
Rama: Kush ka probleme me ligjin nuk përfiton nga paqja fisk...
ATK: Zyrtari i arrestuar është pezulluar nga puna
Arsenal i fshehur në Leposaviq, policia zbulon municion e pa...
Kurti: Njohjet e reja dhe fuqizimi i subjektivitetit ndërkom...
Rusia shënjestron sektorin energjetik të Ukrainës, Zelensky:...