Është tensionuar situata në seancën gjyqësore ku i akuzuari Dardan Krivaqa për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, po u përgjigjej pyetjeve të avokatit, Skender Musa.
Babai i Marigonës ka dalë nga salla duke iu drejtuar avokatit të Krivaqës me fjalët “Hajn”, “Matrapaz”.
Krivaqa ka deklaruar gjatë përgjigjeve të tij se asnjëherë “nuk e ka goditur Marigonën aq shumë sa për ta lënduar”.
Ndërkohë që avokati, Skender Musa ka kërkuar marrjen e masave të sigurisë ndaj babait të Marigonës duke thënë se disa herë është duke ofenduar, raporton Dukagjini.com. Krivaqa ka insistuar vazhdimisht se lëndimet nuk ia ka shkaktuar me shkop Osmanit dhe se asnjëherë nuk e ka lënduar rëndë.
Avokati e ka pyetur Krivaqën, “A ke dasht me vra Marigonen”.
Krivaqa ka deklaruar “Me dasht me vra Marigonen ka pas 100 lloje te ndryshme as qe e kam mendu najher te ndjerën të vdekur e leje me vra asnje person skam mendu me vra ka pas persona qe me kane ba shume keq po asnjehere skam mendu me vra kerkan. “
Seanca është ndërprerë dhe pritet të vazhdojë në ora 13:00.
Gjykata Themelore e Ferizajt më 4 gusht 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit.
Por, rasti është kthyer në rigjykim nga shkalla e dytë.
Artemis II përmbyll misionin historik në Hënë, astronautët n...
Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...