Ditëve të ardhshme, vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të lartë dhe masave të ftohta ajrore, që do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell, të thatë, por të ftohtë.
Prishtina Weather po njofton se temperatura gjatë ditës së mërkure dhe të enjte do të shkojnë deri në -11 gradë Ceslius, kurse ajo minimalja 5 gradë Celsius.
Shërbimi i meteorologjisë njofton se “nga dita e enjte masat e ftohta ajrore zhvendosen në juglindje të rajonit, e temperaturat maksimale gradualisht do të shënojnë rritje të lehtë mbi vlera mesatare gjatë ditës së premte. Orëve të mëngjesit mbetet mot më i ftohtë dhe me ngrica”.
Parashikimi për 8 dhe 9 janar:
8.01.2020 – Ftohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica. Erë e lehtë nga verilindja 2-6m/s. Indeksi UV: 1.
9.01.2020 – Në mëngjes ngrica. Gjatë ditës kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Kryesisht qetë, me erë të lehtë nga krahu verior 1-2m/s. Indeksi UV: 1./arbresh.info/
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...