Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka takuar sot Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Monakos, Fabrice Notari.
Bashkëpunimi në politikën e jashtme, thellimi i bashkëpunimit mes dy parlamenteve dhe mbështetja në anëtarësimin e Kosovës në organizata të tjera ndërkombëtare ishin temat qendrore të takimit të Gërvallës me kryetarin Notari.
“Gjatë takimit biseda u fokusua në aktualitetin politik dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon, procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, marrjen e statusit të anëtarit të përhershëm në Organizatën e Frankofonise dhe tema të tjera me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.
Ministrja Gërvalla, thuhet tutje, shprehu falënderimin e saj ndaj Principatës së Monakos për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në fusha të ndryshme, e sidomos në fushën e telekomunikimit si dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare./Arbresh.info/

Tri transferimet që Flick kërkon nga Barcelona gjatë verës
“E urrej veten”, Benita i bie pishman që ka shprehur pëlqim ...
55 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Vdes koreografi i njohur kosovar
Vidhet vetura me targa të huaja në Skënderaj
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...