Telekomi i Kosovës ka arritur të mbajë një trend të qëndrueshëm përmirësimi financiar gjatë vitit 2024
Në njoftimin në rrjetit social Facebook “vala” ka treguar për të arriturat e Telekomit të Kosovës përgjatë vitit 2024, shkruan Arbresh.info.
“Edhe përkundër vështirësive, për shkak se dy herë na janë bllokuar llogaritë bankare, për gati 6 muaj, si rrjedhim i vendimeve gjyqësore të padrejta, të ndërlidhura me kontrata të shumë viteve më parë, megjithatë trendi i përmirësimit të gjendjes financiare të kompanisë, ka vazhduar pandalshëm përgjatë vitit 2024.”
Tutje “vala” tha se, përkundër të gjitha vështirësive dhe me një punë të palodhshme arriti që të fillojë investime të reja në rrjetin fiks, konsolidohet financiarisht, të formësojë dhe funksionalizojë strukturën e re organizative.
“Në vitin 2024, Telekomi i Kosovës Sh.A ka bërë përparime të rëndësishme për t’ju ofruar shërbime më të mira përmes teknologjisë më të avancuar”
E krejt në fund përmes këtij postimi “vala” shprehu falënderime për të gjithë partnerët që i qëndruan afër në këtë vite./Arbresh.info/
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...