Një shofer 23-vjeçar është ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi është kapur duke drejtuar automjetin me 145 kilometra në orë, në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h.
Ndaj shoferit është shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh, janë dhënë 3 pikë negative në patentë dhe është vendosur masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik për tre muaj.
“Më datë 16.07.2025, rreth orës 01:27 njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në fshatin e Vjetër në Ferizaj, ka ndaluar një veturë me targa vendore për kundervajtje trafiku. Gjatë kontrollit, është konstatuar se shoferi G.K. (23 vjeç) po drejtonte automjetin Golf me shpejtësi prej 145 km/h, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h. Shpejtësia është matur me radarin laserik. Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit janë shqiptuar këto masa: Gjobë në vlerë prej 300 €, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj dhe shoferi është përjashtuar nga trafiku”, thuhet në njoftim.
Policia Rajonale e Ferizajt theksoi se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara për të rritur sigurinë në rrugë dhe respektimin e ligjit nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik./Arbresh.info
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...