Policia Rajonale e Gjilanit ka gjobitur një shofer me 150 euro, dy pikë negative dhe ndalim i vozitjes për tre muaj pasi i njëjti në aksin rrugorë Gjilan-Prishtinë, ka bërë tejkalim në vijë të plotë.
Në njoftim thuhet se Policia ka pranuar një video incizim në emal adresë, ku shihet shoferi teksa rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, shkruan Arbresh.info.
Njësiti policor ka identifikuar kundërvajtësin dhe i është shqiptuar gjoba.
“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, njofton Policia përmes një komunikate për media./Arbresh.info/

Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen