Teatri Kombëtar i Kosovës i shpreh ngushëllime familjes Ahmeti, miqve, kolegëve si dhe gjithë komunitetit artistik, për vdekjen e aktorit Luran Ahmeti.
Në njoftimin e publikuar nga Teatri në rrjetin social Facebook thuhet se Luran Ahmeti, ishte nga ëndërruesit e mëdhenj të teatrit dhe filmit, krijues i cili me kontributin e tij profesional, la gjurmë të pashlyeshme në kulturën shqiptare dhe më gjerë.
“Kontributi i tij në zhvillimin e artit teatror, rolet e shumta të luajtura në skenat e teatrit, rolet e tij të shumta në seriale brenda dhe jashtë vendit, portretizimi i roleve të shumta në filma përkrah yjeve botërore, do të na bëjnë të ndihemi krenarë përherë. Përulemi para punës dhe veprës tënde. I përhershëm kujtimi për ty!”, thuhet në njoftim.
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...