Kompania Rajonale Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. njofton të gjithë konsumatorët se gjatë ditës së shtunë do të ketë punime teknike në rrugën Rexhep Mala ku do të bëhet realizimi i kycjeve në linjën e re në magjistralen e gypit furnizues Fi-450 mm.
Për shkak të këtyre punimeve do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm të Shtunën që nga ora 04:00 – 19:00 në rrugen Agim Ramadani, lagjen Ulpiana, lagjen e Muhagjereve, Dardania (objektet e mëdha afër Postës dhe Termokosit) dhe një pjesë të lagjes së Spitalit.
Këto punime janë duke u bërë në kuadër të projekteve investive nga KRU “Prishtina”sh.a me qëllim të ngritjes së kapaciteteve që ka.
KRU “Prishtina” sh.a. vazhdon të jetë e përkushtuar maksimalisht në ofrimin dhe përmirësimin e shërbimeve tona, andaj kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë konsumatorët tanë./arbresh.info/
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...