Tre persona kanë njoftuar në polici se disa të dyshuar, të cilët kishin qenë me dy automjete kanë shtënë me armë në drejtim të shtëpisë së tyre.
Rasti i ka ndodhur të dielën mbrëma, ku njësitë policore kanë gjetur dhe kanë konfiskuar shtatë gëzhoja të armës së shkurtër.
“Tri viktimat, dy meshkuj dhe një femër kosovare, kanë njoftuar se të dyshuar të panjohur të cilët kishin qenë me dy automjete kanë shtënë me armë në drejtim të shtëpisë së tyre. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar shtatë gëzhoja të armës së shkurtër. Nuk raportohet për të lënduar, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti në fjalë”, thuhet në raport./arbresh.info
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...