Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Stacioni Policor në Gjilan ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Bresalc.
Njësitet policore me urgjencë kane dalë në vend të ngjarjes ku janë dëgjuar të shtënat me armë zjarri, dhe aty janë gjetur tri (3) gëzhoja të shkrepura.
Nga njësitet policore të dyshuarit e rastit A.M. (1995) dhe A.M. (2000) shtetas të Republikës së Kosovës është arritur që të lokalizohen në fshatin Kishnapolë të komunës se Gjilanit dhe rrjedhimisht të arrestohen.
Gjatë kontrollit të të dyshuarve janë gjetur pesë (5) plumba të cal. 6.35mm dy thika edhe një sasi e narkotikëve e dyshuar e llojit Marihuan me peshë 1.08 e cilat po ashtu është konfiskuar.
I dyshuari A.M. (1995) është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe janë gjetë prova të qëndrueshme se ai ka shtënë me armë zjarri në lokacionin e lartshënuar dhe tregon se ku e ka fshehur armën.
Gjithashtu tek i dyshuari V.A. (1972) gjatë kontrollit është arrit të gjendet edhe një armë tjetër.
Zyrtarët policor kanë konfiskuar si prova materiale për gjykatë, armët Zoraki M-906 dhe armën Ekol Jackal Dual compact, si dhe gjashtëmbëdhjetë (16) copë fishkë të pa shkrepur të armëve përkatëse.
Të dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit lirohen në procedurë të rregullt ndërsa rasti procedohet ne Prokurorinë Themelore në Gjilan./arbresh.info/

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026