Pasditen e sotme janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në Gjakovë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë Lumni Graishta.
Graishta tha se nuk ka të lënduar nga ky rast ndërsa cak i sulmit ishte një veturë në lëvizje.
“E kam pranuar si informacion se në Gjakovë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Rasti ka ndodhur rreth orës 16:45. Nuk ka të lënduar nga ky rast. Viktima ka shkuar dhe e ka raportuar rastin në stacionin policor. Të dyshuarit janë identifikuar dhe janë në kërkim nga policia. Cak i sulmit ka qenë një veturë në lëvizje”, tha Graishta.
Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”./Arbresh.info
Nis takimi mes Kurtit dhe Marta Kos në Prishtinë
Ndërron jetë zyrtari i Policisë së Kosovës, Sheqir Ferizi
Nis takimi në Presidencë mes Albulena Haxhiut dhe Marta Kos
Prokuroria jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë
Nafta 1.60€, benzina 1.50€ – ndryshojnë çmimet e derivateve
Incidenti në Skënderaj, çka thotë Policia në raportin 24-orë...