Një rast i të shtënave me armë zjarri ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në fshatin Lipovec të Gjakovës, raporton Policia e Kosovës.
Policia i është përgjigur menjëherë rastit, ku në vendin e ngjarjes kanë hasur edhe personin e dyshuar ku janë gjetur edhe një pistoletë dhe një gëzhojë.
“Lipovec, Gjakovë / 05.04.2025 – 23:19. Policia i është përgjigjur një informate për të shtëna me armë zjarri dhe nga i dyshuari m/k, ka sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hor...
LDK kërkon afat shtesë për marrëveshjet ndërkombëtare
Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për...
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...