Disa të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot në fshatin Dollc të Klinës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë.
Lidhur me rastin, Nikçi tha se janë arrestuar dy persona ndërsa gjatë bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme, të llojit A-47, mbi 100 fshikë dhe granatë e dorës
“Me datë 23 mars janë pranuar informatat nga stacionin policor në Klinë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Dollc. Pas veprimeve hetimore, në vend të ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armëve, ku me pas ra rezultuar me bastisje dhe arrestimin e dy personave. Gjatë bastisjes janë sekuestruar armë të ndryshme, të llojit A-47, mbi 100 fshikë dhe granatë e dorës. Dy persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit, njëri për veprat penale “Përdorimi armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve” dhe i dyshuari tjetër për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve””, tha Nikçi./Arbresh.info
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant
Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen...
Tahiri: Do të votojmë pro rezolutës për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme sonte në ora 19:00