Një person është plagosur sot si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 15:00 kemi marrë informatën se në lagjen Arbëria në Prishtinë, ka pasë të shtëna me armë zjarri. Njesitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me këtë rast. Në këtë rast nga arma e zjarrit është plagosur një person ( mashkull), i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Lidhur me këtë rast aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në rast.
/arbresh.info/
53 aksidente trafiku, dy prej tyre me fatalitet, brenda 24 o...
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...
Teknologji e avancuar në shërbimin shëndetësor, Edi Rama jep...