Të shtëna nga arma e zjarrit janë dëgjuar dje në afërsi të Ambasadës Holandeze në Prishtinë.
Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar personin i cili ka qenë në sigurim të ambasadës, i cili ka njoftuar policinë lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit është kryer bastisja në shtëpinë ku dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri me ç rast janë gjetur dhe janë konfiskuar pesë gëzhoja.
Policia tthotë se në cilësinë e dëshmitarit janë intervistuar pronari i shtëpisë dhe nëna e dy të dyshuarve të cilët banojnë në atë shtëpi, megjithatë nuk ka treguar motivet se pse erdhi deri te shkrepja e armës.
Rasti po hetohet dhe nuk raportohet për të arrestuar.
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...