Në Hajvali gjatë mbrëmjes të së mërkurës, është raportuar për të shtëna afër një shtëpie banimi.
Si pasojë e errësirës, nuk është bërë e mundur identifikimi i të dyshuarve.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur disa gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.
“Hajvali, Prishtinë 19.06.2024 – 01:00. Është raportuar se afër një shtëpie janë parë dhe dëgjuar të shtëna me armë zjarri nga disa persona si dhe një veturë por për shkak të errësirës nuk është mundur ti identifikohen as personat as veturën. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur disa gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...