Një person ka mbetur i plagosur pasi që është goditur me armë zjarri nga një fqinj i tij.
Rasti ka ndodhur sot në fshatin Dujakë të Komunës së Gjakovës rreth orësh 18:35, rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj Beqiraj.
Podrimaj ka thënë se rasti është raportuar si tentim vrasje i cili ka ndodhur në mes dy fqinjëve për shkak të një mosmarrëveshe të mëhershme.
Sipas Podrimajt personi i dyshuar është në arrati kurse personi i lënduar është jashtë rrezikut për jetë.
“Policia ka shkuar edhe në Emergjencë ku sipas mjekut kujdestar viktima është jasht rrezikut për jetë. Personi i dyshuar për momentin gjendet në arrati, policia ka arritur të konfiskoj një armë e cila dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës, po ashtu dy persona janë shoqëruar për intervistim në stacion policor. Patrullat policore janë vënë në kërkim të personit të dyshuar”, ka thënë Podrimaj/
KRU Prishtina paralajmëron masa ndëshkuese ndaj borxhlinjëve
Njolla të kuqe në dhomë- Pamje tronditëse nga hoteli ku grua...
BQK pret misionin e FMN-së për vlerësimin e zhvillimeve ekon...
46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Pagat e gjyqtarëve, Rama: Shoqata e gjyqtarëve sillet si par...
Protestë të premten kundër shtrenjtimit të energjisë elektri...