Një person ka raportuar në polici se derisa ishte duke drejtuar veturën në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, i është afruar një veturë tjetër dhe në lëvizje të dyshuarit kishin shtënë me armë zjarri.
Sipas viktimës, në veturë ndodheshin dy persona, shkruan Arbresh.info.
Me vendim të prokurorit, është bastisur vetura e njërit të dyshuar mirëpo nuk është gjetur asgjë.
“Rr. Gani Saramati, Prizren. 30.03.2024-22:40.Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturën e tij, i është afruar një veturë tjetër e cila po ashtu ishte në lëvizje dhe nga e njëjta është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Sipas viktimës, në veturën e dyshuar ishin, dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, ndërsa me njërin prej tyre me herët ka pasur një mosmarrëveshje. Lidhur me rastin ,është njoftuar prokurori, është bastisur shtëpia e të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar dhe as te dyshuarit nuk janë takuar. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti nen hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Spiropali riafirmon mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë p...
Zgjedhja e presidentit – sa deputetë duhet të jenë në sallë,...
Kurti i ndërron pozitën Manxhukës, e emëron zëdhënës të Qeve...
Falsifikuan dokumente për pronat që shitën, arrestohen katër...
Artan Grubi nën arrest shtëpiak
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO