Të rinjtë kosovarë kanë humbur gati krejt shpresat në shtetin e Republikës së Kosovës.
E kësaj pashpresmërie sot iu shtua edhe mos anëtarësimi në organizatën ndërkombëtare të sigurisë Interpol, shkruan portali arbresh.info.
Rinia e Kosovës ka shfrytëzuar sot rrjetin social Facebook për të shprehur mllefin për getoizimin e përditshëm të vendit tonë.
Ata thonë se protestat janë të domosdoshme për të ndryshuar struktura politike kosovare, madje disa prej tyre thonë se edhe dhuna është si mjet, në qoftë se është e nevojshme për të ndryshuar gjërat në Kosovë.
Një shqetësim tjetër që po shprehet dukshëm është zbehja e shpresës për liberalizim vizash.
Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, i premtuar vazhdimisht tash e disa vjet nga partitë në pushtet, vështirë se do të ndodhë gjatë këtij viti.
Më askush nuk po pret që mbledhja e Këshillit të Ministrave të ketë impakt pozitiv drejt lëvizjes së lirë të qytetarëve drejt Bashkimit Evropian.
Kjo pritet të jetë goditja finale e qytetarit të pafajshëm të Kosovës, që ka kthyer sytë drejt Evropës për përmirësimin e jetës së rënduar dita-ditës.
Se a do të ngriten në protesta qytetarët mbetet të shihet./Arbresh.info/
Sigal Prishtina rikthehet tek fitoret në ENBL – triumf...
Vdes aksidentalisht një ushtar britanik në Ukrainë
Bayern kthehet tek fitorja në Ligën e Kampionëve, mposht Spo...
Krasniqi u bën thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje në protes...
Basha pret ambasadorin gjerman: Kosova i ka përmbushur kusht...
Inter – Liverpool, formacionet zyrtare