Të rinjtë e Kosovës tashmë nuk shohin perspektivë në vendlindjen e tyre. Ata nuk besojnë më as në liberalizimin e vizave.
Shumica prej tyre që do të duhej të kontribuonin në ndërtimin e Kosovës po presin me ditë të tëra për t’u pajisur me një vizë Shengen, e që u mundëson largimin nga Kosova.
Shpesh i janë refuzuar por ata janë të vendosur për tu larguar.
Pohojnë se kanë aplikuar më shumë se një herë, dhe do vazhdojnë të aplikojnë ngase nuk shohin përmirësim të gjendjes në Kosovë.
Problemet ekonomike, pamundësia e punësimit dhe gjendja e rëndë sociale po i shtyn ata drejt Evropës Perëndimore, nga ku mendojnë të nisin një jetë të re.
Ikja e të rinjve drejt vendeve të Bashkimit Evropian, po vlerësohet si një plagë e pashërueshme e Kosovës, nga njohës të ekonomisë në vend.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...