Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli po zhvillon një takim me të rinjtë e qytetit të Gjilanit.
Përfaqësuesit e të rinjëve i thanë Pacollit se ndodhen në një gjendje jo të mirë ekonomike dhe sociale dhe se shpresa për mirëqenie u ka mbetur vetëm tek Behgjet Pacolli dhe partia e tij, AKR-ja, shkruan arbresh.info.
Pacolli u tha të rinjëve se koalicioni pjesë e së cilit është AKR-ja do të përmirësoj jetën në Kosovë përmes punës e jo premtimeve boshe.
“Programi ekonomik i AKR-së parasheh arritjet vetëm me punë, jo me premtime të mëdha jo me dhunë, jo me mjegull por me qartësi. Këtu mbetet e hapur vetëm një derë dhe ajo derë është puna”, ka thënë Pacolli.
Ai ka premtuar krijimin e deri 80 mijë vendeve të reja të punës në mandatin e ri qeverisës.
Pacolli po ashtu ka thënë se deri në fund të mandatit të qeverisjes LDK-AKR, buxheti i Kosovës do të arrijë vlerën e mbi 6 miliardë eurove./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1433035176761570/
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...
Një pjesë e Tiranës mbetet pa energji elektrike
Rizvanolli: Dy njësi të KEK-ut pritet të kthehen në operim, ...
Moti ditën e martë me mjegull e ngrica, temperatura arrin -9...