MPB dhe UNHCR nesër shënojnë Ditën Botërore të Refugjatëve
Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministria e Punëve të Brendshme dhe UNHCR do të organizojnë një aktivitet për të shënuar këtë ditë. Në shënimin e kësaj dite këtë vit do të përurohet Qendra e Azilit e sapo renovuar në Vrandioll.
Renovimi i qendrës së azilit u financua përmes Projektit Rajonal të BE-së “Adresimi i Sfidave të COVID-19 në reagimin ndaj Migrantëve dhe Refugjatëve në Ballkanin Perëndimor”
Ky aktivitet do të hapet nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shefi i misionit të UNHCR në Kosovë, Erol Arduc, përfaqësuesi i Lartë nga Zyra e BE-së në Kosovë, dhe
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim në Kosovë, Ulrika Richardson si dhe zyrtarë të tjerë të UNHCR dhe MPB-së.
Ceremonia do të mbahet nesër më 18.06.2021, në ora 10:00 në Qendrën e Mbajtjes në Vranidoll.
Ftohen mediat të marrin pjesë!
Të gjitha aktivitet do të mbahen duke respektuar masat e reja të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalim të shpërndarjes së Covid-19./arbresh.info/
Shkurta shpërthen ndaj Benitës: Fals je, si fytyrën e ke edh...
Juventus shënon fitore minimale ndaj Bolognas në udhëtim
Hamza: Asnjë luftëtar i lirisë nuk do të jetë kurrë vetëm, a...
Prishtina fiton derbin me Bashkimin – humbja e katërt ...
Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi
Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar