Me rastin e shënimit të Ditës së Personave të Pagjetur, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryeministri Isa Mustafa, shprehin konsideratat më të larta shtetërore dhe solidaritetin me familjet e personave të pagjetur, njofton komunikata.
“Kjo plagë e rëndë kombëtare po na përcjell që nga paslufta, kur fati i mijëra qytetarëve tanë ende nuk është zbardhur. Është koha që Serbia të hap arkivat e luftës dhe të mos sabotojë punën e kërkimeve në territorin e saj”, citohet të thënë kryeministri.
Po ashtu, kryeministri Mustafa tha se të gjitha institucionet shtetërore do të bëjnë përpjekje maksimale derisa të zbardhet edhe fati i qytetarit të fundit të Kosovës, ndërsa për familjarët do të ofrojë kujdes shtetëror dhe solidaritet qytetar e human.
“Kemi kërkuar nga të gjithë mekanizmat institucionalë, që ta kenë prioritet angazhimin për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur të luftës. Fatkeqësisht kjo gatishmëri e bashkëpunimit nuk është hasur tek Serbia e cila nuk ka ofruar informata të detajuara për varrezat masive, madje në shumë raste po saboton punën e ekipeve kërkimore”, ka thënë kryem inistri Mustafa.
Dështon protesta në Shqipëri për rritjen e çmimit të naftës
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë