Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha sot se rrëfimi i Vasfije Krasniqit e cila rrëfeu mbrëmë që ishte dhunuar nga serbët, theu heshtjen e të gjitha grave të dhunuara gjatë luftës raporton, “Zëri.info”.
“Nga lufta e fundit në Kosovë plagët më të rënda janë të pagjeturit dhe gratë e dhunuara. Mbrëmë foli zonja Vasfije Krasniqi, ajo rrëfeu publikisht tmerrin e dhunimit derisa ishte vetëm 16 vjeçe, Krasniqi po ashtu përmendi edhe një proces të dështuar gjyqësor për këtë rast”, tha Kurti në një konferencë për media.
Kurti, tutje rrëfimin e Krasniqit e cilësoi si thyerje të heshtjes për të gjitha gratë e dhunuara gjatë luftës.
Ai tha se shteti i Kosovës përmes drejtësisë duhet t’i ndihmoj gratë që ishin preh e dhunimeve nga serbët./Zeri
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...