Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, do të vizitojnë vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.
Vizita në Kosovë e zyrtarëve evropianë, e paraparë më 28 shkurt, bëhet në kuadër të një turneu të tyre në Ballkan. Ata do të vizitojnë fillimisht Maqedoninë, pastaj Shqipërinë, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën dhe ndalesa e fundit e tyre do të jetë në Bullgari.
28 shkurt, në orën 10:00 është paraparë të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovë me qëllimin për t’u ratifikuar Marrëveshja Demarkacionit me Malin e Zi.
Ky turne, që nisë nga 25 shkurti dhe përfundon më 1 mars, bëhet për të prezantuar strategjinë e BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Javë më parë, Komisioni Evropian, prezantoi Strategjinë e re të Zgjerimit, ku afate të qarta kohore për anëtarësim në BE, ju dhanë vetëm Malit të Zi dhe Serbisë.
Kjo vizitë e diplomatëve evropianë vjen në kohën kur Kuvendi i Kosovës po bën përpjekje që të ratifikojë Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, e cila ishte nënshkruar në Vjenë në vitin 2015.
Në dy seanca plenare, Kuvendi ka dështuar që të arrijë konsensus për të kaluar këtë marrëveshje, e cila është njëra nga kushtet e vëna nga BE-ja për liberalizimin e vizave, krahas kushtit për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsioni.
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur