Me rastin e vdekjes së epidemiologut të parë shqiptar në Kosovë, Isuf Dedushaj, këtë të martë (04.02.2025) do të mbahet mbledhje komemorative.
Sipas njoftimit për media, mbledhja komemorative do të mbahet nga ora 12:00 në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Ndërsa, të mërkurën nga ora 09:00 deri në 13:00 do të organizohen homazhe ndërsaq në ora 14:30 do të bëhet varrimi i tij.
“Të nderuar qytetar të Republikës së Kosovës, familjar, shokë, kolegë, miq e dashamirë ju njoftojmë se në rastin e ndërrimit të jetës të më të dashurit tonë Prof Dr Isuf Dedushaj ju njoftojmë se: Mbledhja komemorative mbahet me datën 4.2.2025 e Martë duke filluar në orën 12 në sallën e kuqe të pallatit të rinisë -Prishtinë Me datën 5.2.2025 e Merkurë organizohen homazhe për të ndjerin nga ora 9 deri në orën 13 në sallën e kuqe pallati I rinisë dhe më pastaj varrimi bëhet në ora 14 e 30 në varrezat e qytetit të Prishtinës në lagjen Arberia ( ish Dragodan). Njëkohësisht familja e të ndjerit organizon pritje për ngushellime me datë 6 dhe 7 Shkurt në Hotel Grand duke filluar nga ora 9 deri orën 15”, thuhet në njoftimin e familjes./Arbresh.info
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë