Grupi Parlamentar i LDK-së ka propozuar që të enjten e javës që vjen të diskutohet për Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Sipas një komunikate për media thuhet se ky propozim u miratua.
“Me propozim të Grupit Parlamentar të LDK-së, të enjten e javës që vjen më datë 7 dhjetor 2017, Kuvendi i Kosovës do të diskutojë për Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu të martën Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për 2018.
“Ndërkaq, të martën më 5 dhjetor, Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për 2018 dhe disa marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare me Bankën Botërore të cilat marrëveshje kanë qenë të negociuara nga Qeveria Mustafa”, thuhet në njoftim./arbresh.info
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran